Vuan nga humbja e kujtesës: Gjysh Xhemali ka humbur, a e ka parë dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.12.2025, 00:32

Familjarët e një 75-vjeçari nga Tirana i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të afërmit të tyre, i cili është raportuar i zhdukur që prej mëngjesit të ditës së djeshme.

I moshuari quhet Xhemal Molla dhe vuan prej rreth 7 vitesh nga humbja e kujtesës, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.

Ai është parë për herë të fundit në zonën e shkollës “1 Qershori”, pranë tregut ushqimor në Selitë, ndërsa prej asaj kohe nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Familjarët bëjnë me dije se kanë njoftuar Policinë dhe kanë kryer denoncimin përkatës, por deri më tani 75-vjeçari nuk është gjetur.

Në kushte ankthi dhe shqetësimi të madh, ata u bëjnë apel qytetarëve që, nëse kanë parë apo kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në këtë numër telefoni: 068 610 8009

JOQ Albania i bashkohet thirrjes së familjarëve dhe fton këdo që mund të ketë informacion të vlefshëm të kontribuojë, pasi çdo detaj, sado i vogël, mund të jetë vendimtar në kthimin e tij të sigurt pranë familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit