Cili meriton të shpallet “HEROI I VITIT 2025”?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.12.2025, 20:46

Prej disa vitesh, JOQ Albania ka konsoliduar një traditë të bukur dhe frymëzuese, e cila nisi fillimisht me nismën “Heroi i Muajit” dhe u kurorëzua më pas me vlerësimin madhor “Heroi i Vitit”.

Kjo nismë, tashmë e kthyer në një institucion mirënjohjeje, synon të mbajë në qendër të vëmendjes ata njerëz të thjeshtë, por me zemër të madhe, që përmes akteve të tyre bëjnë diferencën në shoqërinë tonë. Për ne, kjo nuk është thjesht një rubrikë, por një mision për të promovuar ata që sakrifikojnë dhe kontribuojnë për të mirën e përbashkët, duke u kthyer në shembujt më të mirë të asaj që do të thotë shqiptar i ndershëm.

Viti 2025 ishte një rrugëtim i mbushur me sfida të vështira, por mbi këtë sfond u lartësuan figura njerëzish të zakonshëm, të cilët përmes akteve të tyre dëshmuan se humanizmi dhe guximi mbeten shtyllat e palëkundura të shoqërisë sonë. Njerëz që kanë ndihmuar pa bujë, që kanë rrezikuar veten për të tjerët, që kanë qëndruar të fortë aty ku shteti ka munguar dhe shoqëria ka heshtur.

Pikërisht për këtë arsye, ashtu si çdo herë, vendimi ju takon vetëm juve. Ne duam që zëri i qytetarëve të jetë ai që vendos!

👉 Kë mendoni se meriton të shpallet “Heroi i Vitit 2025”? 👉 Kush është personi që ju ka bërë të besoni se ende ka shpresë? 👉 Kush ka bërë një akt që nuk duhet harruar?

Sugjeroni kandidaturat tuaja në komente, me emër dhe arsyen pse e konsideroni hero. Çdo propozim do të merret në konsideratë.

Pas kësaj faze, JOQ Albania do të përzgjedhë kandidaturat më të propozuara nga ju dhe do të hapë votimin publik, ku secili do të ketë mundësinë të japë votën e tij.

📅 Më 31 dhjetor, bazuar vetëm në votat e qytetarëve, do të shpallet zyrtarisht “HEROI I VITIT 2025”.

Sepse heronjtë e vërtetë nuk i shpall pushteti.

I zgjedh populli!

👇 Mirëpresim sugjerimet tuaja në komente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit