Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së qytetit të Sarandës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonës. Pistoleta e llojit “TT” është konstatuar nga tre fëmijë të mitur, të cilët po luanin në zonën e njohur si “15-katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.
Sipas të dhënave paraprake, arma ishte e vendosur brenda një çante dore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit si provë materiale.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin që ka hedhur armën në rrugë, ndërsa priten verifikime të mëtejshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.