Banorët e Tërbaçit: Tavo na shkatërroi rrugën dhe nuk del përballë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 16:06

Banorët e Labërisë, konkretisht të fshatit Tërbaç, kanë reaguar ashpër ndaj punimeve që po kryhen në rrugën e fshatit, të cilat i cilësojnë skandaloze. Ata kanë thirrur punonjësit e Bashkisë Himarë në vendngjarje, duke kërkuar llogari për cilësinë e dobët të ndërtimit të rrugës, e cila sipas tyre është realizuar si mos më keq.

Situata është shoqëruar me debate të forta mes banorëve dhe përfaqësuesve të bashkisë, ndërsa kryetari i Bashkisë Himarë nuk ka qenë i pranishëm, çka ka shtuar edhe më shumë revoltën. Banorët shprehen të vendosur që çështjen ta çojnë në SPAK, duke kërkuar hetim për të gjithë ata që, sipas tyre, kanë abuzuar dhe kanë shkatërruar tenderin e rrugës.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ! Sot banorët në Labëri, përkatësisht në fshatin Tërbaç të Vlorës, kanë thirrur punonjësit e Bashkisë Himarë për punimet skandaloze që kanë bërë në rrugën e fshatit, e cila është ndërtuar si mos më keq! Banorët kanë zhvilluar debate të ashpra me përfaqësues të Bashkisë, pasi kryetari u fsheh dhe nuk erdhi në Tërbaç! Gjithashtu, janë të zotuar se do t’i çojnë në SPAK të gjithë ata që kanë shkatërruar tenderin e rrugës! Këto janë disa nga pamjet, ju dërgojmë të tjera!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit