Banorët e Stropckës ngrenë vetë shtyllat e ndriçimit, OSHEE nuk vë llambat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 15:35

Një qytetar nga fshati Stropckë, njësia administrative Dardhas në Pogradec, ka denoncuar përmes një mesazhi situatën e ndriçimit publik në zonë. Sipas tij, shtyllat e ndriçimit janë sjellë prej kohësh, por janë lënë pa u vendosur nga institucionet përkatëse, duke detyruar banorët që t’i ngrenë vetë me forcat e tyre.

Megjithatë, puna ka mbetur në mes, pasi ende nuk është bërë lidhja elektrike dhe nuk janë vendosur llambat. Qytetari shprehet se janë njoftuar kryeplaku i fshatit, kryetari i njësisë administrative dhe drejtues të bashkisë, por pa asnjë reagim. Si shpresë të vetme, banorët i bëjnë thirrje Prefekturës së Korçës dhe prefektit që të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë problem.

“Përshëndetje JOQ, këto foto janë në fshatin Stropckë, njësia administrative Dardhas, Pogradec. I kanë sjellë shtyllat e ndriçimit dhe i lanë pa i vendosur. Banorët i kanë ngritur vetë me forcat e tyre, por ngeci këtu puna. Është njoftuar kryeplaku i fshatit, OSHEE, kryetari i njësisë administrative dhe gjithë drejtuesit e bashkisë, por askush nuk ka marrë mundimin të vijë të bëjë lidhjen dhe vendosjen e llambave. E vetmja shpresë është që këtë mesazh ta shohë dikush nga Prefektura Korçë. I kërkojmë ndihmë prefektit të Korçës. Shpresojmë që pas kësaj ankese të kemi një zgjidhje.”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit