Ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit vendosi lirimin e 16 personave të arrestuar gjatë operacionit “Metalurgjiku”, duke konsideruar se arresti i tyre ishte i paligjshëm.
Gjatë operacionit, 16 persona, prej të cilëve 9 të huaj, u arrestuan fillimisht për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit pas ankesave të banorëve të zonës së Bradasheshit, që ngritën shqetësime për ndotje mjedisore.
Por meqë Gjykata e Elbasanit “shfryu” operacionin e Prokurorisë, ndotja në Elbasan ka vijuar sërish. Qytetarët raportojnë se tymi dhe era e keqe kanë mbuluar zonën, duke shqetësuar jetën e përditshme dhe brenda banesave, pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve dhe gjobave ndaj kompanive që operonin në zonën e ish-Metalurgjikut.
Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa efektive për të ndaluar ndotjen dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq era e keqe e plehrave te djegura ne elbasan vazhdon tani jo me vetem naten por edhe diten.Skandali qe u nxorr si lajm se perfundoi vazhdon akoma.I ben thirrje instancave perkatese te marrin masat e duhura dhe mos mashtrojne me njerezit.anonim. Fatkeqsisht ne pamje nuk duket asgje por era kundermon dhe brenda shtepive