Puseta e hapur në Tiranë rrezikon jetën e qytetarëve!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 12:05

Një qytetar ka denoncuar mungesën e masave sigurie në një pusete të hapur në mes të Tiranës, pranë kryqëzimit Tirana e Re – Dumreja. Sipas tij, kapaku i pusetes është hequr dhe nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese apo barrierë për të parandaluar aksidentet. Situata sipas qytetarit paraqet rrezik të madh si për shoferët, ashtu edhe për këmbësorët që kalojnë në zonë.

Qytetari thekson se mungesa e shenjave apo shiritave paralajmërues mund të shkaktojë aksidente serioze, sidomos në orët e vona të natës ose kur ka trafik të dendur. Ai i bën apel autoriteteve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të vendosur masa sigurie dhe për të mbrojtur qytetarët.

Autoritetet lokale ende nuk kanë reaguar zyrtarisht mbi këtë situatë. Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për rrezikun e vazhdueshëm dhe kërkojnë që kapaku i pusetes të rikthehet dhe të vendosen tabela paralajmëruese dhe shenja sigurie, për të parandaluar aksidente të mundshme në këtë pjesë të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit