Banorët e Lagjes 8 në Durrës shprehin shqetësimin e tyre për rrugën që nuk është shtruar prej 15 vitesh, pavarësisht premtimeve të përsëritura nga autoritetet lokale.
Sipas tyre, çdo vit premtohet se rruga do të bëhet, por deri tani nuk ka pasur asnjë lloj investimi, sado i vogël qoftë.
Në këto rrethana, ku tani në dimër rruga bëhet e pakalueshme nga balta dhe gropat, qytetarët tregojnë se janë detyruar të kryejnë vetë disa punime për mirëmbajtjen e rrugës, duke përdorur mjete të tyre personale.
Me ironi, një banor i kësaj lagje shprehet se deri tani janë shpenzuar rreth 47 milion euro për vetëm 800 metra rrugë, duke nxjerrë në pah vonesën dhe mungesën e përkujdesjes institucionale.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të përfunduar shtrimin e rrugës dhe përmirësimin e infrastrukturës në lagje, duke theksuar se situata e tillë ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe lëvizjen e qytetarëve.
Mesazhi i qytetarit:
Si jeni Joq ka 15 vite kjo rrug premtohet te behet cdo vit Banoret e shtrojne me shpenzimet e veta deri tani rruga ka shkuar 47 milion euro (ironinizm) per 800 metra rruge Ne lagjen 8 ne durres vetem rruga jone nuk eshte shtruar Faleminderit