Aksi Kakavijë-Janinë edhe sot i pakalueshëm për 3 orë, Greqia e paralizuar nga protestat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.12.2025, 10:02

Qarkullimi i automjeteve në aksin Kakavijë–Janinë do të ndërpritet përkohësisht edhe mbrëmjen e sotme për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Sipas njoftimit zyrtar, rruga do të jetë e bllokuar nga ora 18:00 deri në orën 21:00 sipas orës shqiptare, ndërsa ndalimi lidhet me një tubim protestues në zonën e fshatit Kallpaq, pranë Janinës.

Policia Kufitare e Kakavijës bën të ditur se gjatë kësaj periudhe do të lejohet vetëm kalimi i automjeteve që kanë emergjenca shëndetësore. Informacioni është përcjellë nga autoritetet greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, duke sqaruar se bllokimi do të zgjasë nga ora 19:00 deri në 22:00 sipas orës greke dhe do të ndikojë drejtpërdrejt lëvizjen e mjeteve drejt dhe nga Greqia.

Autoritetet shqiptare u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare alternative për të shmangur vonesat. Prej më shumë se dy javësh, Greqia po përballet me protesta të vazhdueshme të fermerëve, të cilët kanë bllokuar akse kryesore rrugore në shenjë kundërshtimi ndaj vonesave në shpërndarjen e subvencioneve të Bashkimit Europian, pas një skandali korrupsioni. Fermerët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit