Detaje horror nga aksidenti në Tapizë: Trupi i viktimës u nda në disa pjesë, ‘kamikazi’ 19-vjeçar e mori zvarrë për rreth 100 metra

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.12.2025, 20:15

Detaje të reja dhe tejet tronditëse kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me aksidentin fatal të ndodhur në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, ku humbi jetën një këmbësor 62-vjeçar.

Sipas dëshmive të reja të qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje, automjeti që drejtohej nga një 19-vjeçar po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, mbi 200 km/h. Të njëjtët dëshmitarë pretendojnë se pas përplasjes, trupi i viktimës është tërhequr zvarrë për rreth 100 metra dhe, për shkak të forcës së përplasjes, është gjetur i ndarë në disa pjesë. Këto janë deklarime të dëshmitarëve okularë dhe mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe te banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kanë kaluar në atë segment rrugor.

Policia njoftoi më herët se, rreth orës 18:45, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin N. Z., rreth 62 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit