“Isha duke ecur në rrugë”, Gucci flet pas plagosjes me armë: Më kanë sharë në TikTok

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2025, 14:42

“GUCCI”, personazhi i njohur në rrjetin social TikTok, emri i vërtetë i të cilit është Fabion Kuçi, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, ku Kuçi është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krah. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore, janë identifikuar tre persona të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, Fabion Kuçi ka deklaruar se nuk ka mundur të identifikojë autorin për shkak të errësirës, duke shtuar se personi që e ka qëlluar është larguar menjëherë nga vendngjarja me automjet.

"Po ecja në rrugë kur jam qëlluar nga një person që nuk munda ta identifikoj për shkak të errësirës. Autori është larguar me makinë. Mua më kanë sharë shumë veta në TikTok dhe unë u jam përgjigjur të gjithëve", citohet të ketë thënë ai.

Fabion Kuçi rezulton me precedentë penalë jashtë vendit, ku ka qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm disa muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në TikTok, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje virtuale me përdorues të tjerë për shkak të përmbajtjeve që publikonte.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivin e ngjarjes dhe për të dokumentuar plotësisht autorësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit