SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.12.2025, 15:13

SPAK i është drejtuar sot, më 16 dhjetor, Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për autorizim, në kuadër të një hetimi ndaj Belinda Ballukut, në cilësinë e deputetes, ministres dhe zëvendëskryeministres. Kërkesa lidhet me vijimin e procedurave ligjore ndaj saj, sipas rregullave kushtetuese që parashikojnë miratimin parlamentar për masa ndaj zyrtarëve me imunitet.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Balluku është marrë e pandehur për akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Akuza lidhet konkretisht me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, për të cilën SPAK dyshon se janë shkelur rregullat ligjore të konkurrencës.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut dhe autorizimin për arrestimin e saj. Kreu i qeverisë kritikon arrestet në burg ose në shtëpi, pa gjyq, duke e cilësuar të turpshëm "faktin që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur".

Në fund të reagimit të tij, numri një i qeverisë thotë se sa i përket grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipëisë, kjo forcë qeverisë do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do të mbajë një qëndrim të drejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit