Kapen 215 kg marijuanë brenda një makine në Janinë, në pranga tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.12.2025, 13:44

Një operacion i gjerë i Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit në Janinë çoi në sekuestrimin e 215 kilogramëve marijuanë dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe një grua që udhëtonte me fëmijën e saj 2-vjeçar. Mjeti fuoristradë u pikas në aksin kombëtar Janinë–Kozan, ku drejtuesja nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar.

Duke shfrytëzuar kushtet e vështira atmosferike dhe rrugore, ajo vijoi arratisjen për disa kilometra, duke kaluar edhe në zona të Prefekturës së Grevenas. Gjatë ndjekjes, drejtuesja goditi qëllimisht dy herë automjetet zyrtare të policisë, duke u shkaktuar atyre dëme materiale, ndërsa rrezikoi seriozisht jetën e efektivëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Arratisja përfundoi në zonën e Vovousës, në Janinë, ku forcat e Narkotikëve dhe njësitë O.P.K.E. neutralizuan mjetin dhe arrestuan të dyshuarit. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 118 pako me marijuanë, të cilat u sekuestruan. Ndaj tre të arrestuarve është ngritur çështje penale për trafik droge, dhunë ndaj punonjësve të policisë, drejtim të rrezikshëm mjeti, dëmtim prone dhe shkelje të ligjit për të huajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit