Bllokohet “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.12.2025, 11:13

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ndaluar aktivitetin e kompanisë Bankers Petroleum Albania në vendburimin e naftës Patos-Marinzë, pas një mosmarrëveshjeje për pagesën e akcizës mbi holluesin e naftës, një produkt i përdorur në nxjerrjen dhe transportimin e naftës bruto. Sipas Doganave, kompania ka shmangur pagesën e detyrimeve të akcizës për këtë produkt, ndërsa Bankers Petroleum e kundërshton vendimin, duke argumentuar se për holluesin nuk duhet paguar akcizë pasi nuk konsumohet në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i infrastrukturës nxjerrëse ka ndalur operacionet e prodhimit, duke rrezikuar funksionimin e fushës dhe integritetin e puseve, tubacioneve dhe depozitave. Institucione të tjera shtetërore, përfshirë Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), kanë paralajmëruar se ndërprerja e vazhdueshme e prodhimit mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme dhe rrezik për jetën dhe pronat e banorëve të zonës.

Komapnia ka bërë të ditur se situata ndikon direkt mbi 420 punonjësit e saj dhe mijëra të tjerë të kompanive nënkontraktore dhe partnerëve të biznesit. Bankers Petroleum njofton gjithashtu se ka depozituar kallëzim penal pranë SPAK dhe kërkon që të gjitha palët të presin vendimet gjyqësore përpara se të ndërmarrin veprime, duke theksuar se çështja e akcizës është ende në proces gjyqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit