Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e grupit kriminal të drejtuar nga Redjan Raja dhe katër persona të tjerë, të cilët gjatë viteve 2020-2021 organizuan dhe financuan trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi, Turqisë dhe vendeve të Amerikës Latine. Pas kapjes së një kamioni me rreth dy ton drogë në Malin e Zi dhe arrestimit të shoferit dhe dy personave të tjerë nga Lushnja, anëtarët e grupit vazhduan komunikimin në aplikacionin “Sky”, duke dhënë udhëzime për të pastruar banesat e tyre nga sende të paligjshme dhe për të shmangur kontrollet policore.
Nga bisedat e zbardhura, rezulton se disa prej anëtarëve, përfshirë Bujar Sefa dhe Hajdar Lala, diskutuan rreth situatës me të arrestuarit dhe rreziqeve nga organet e drejtësisë. Ata jepnin këshilla për kujdes gjatë qëndrimeve në ambiente publike dhe automjete, si dhe për pastrimin e banesave për të shmangur konfiskimin e provave, ndërkohë që theksohej se nuk ishin arrestuar drejtuesit kryesorë të trafikut, por vetëm pronarët e magazinave ku ishte ngarkuar droga.
Biseda si më poshtë vijon:
Hajdar Lala: Plako, çfarë po bën? Si je? Paskan bashkëpunuar me Shtetin ato që kishin rrugën që ra në Mal të Zi. Mos mani gjo nëpër shpia….
Bujar Sefa: Ok, e do Rrushi, kështu folët Rrushi. Po ne i kemi pastru shpiat.
Hajdar Lala:Boni kujdes mos folni nëpër tavolina e makinaa, mos ju ven ndonjë përgjues ambjental.
Bujar Sefa: Kështu folet, po nuk është e vërtetë.
Hajdar Lala: Po Po.
Bujar Sefa: Normal rrushi, veç se stë kemi than po kemi ka tre ditë që meremi me këtë punë. Po mos e vrit menjen.
Hajdar Lala: Ose ndoshta e bëjmë që të flasin njerëzit. Si për shembull, burazeri kë ka taku nga ato që kanë bo ngarkesën. Sa veta janë ndaluar deri tani?
Bujar Sefa: rrushi, janë arrestuar pronarët e magazinave që janë njerëz që kanë dhanë me qëra dhe çunat kryesorë nuk janë arrestuar. Dhe po meret Tom Doshi me to, për me e mbyll. Mua më tha dikush sot, i ka than Vis Martini
Hajdar Lala: Aha…

