Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen alarmante të një pallati pranë shkollës “Naim Frashëri”.
Ai thotë se banon në katin e 5-të dhe familja e tij është e vetmja familje që jeton aktualisht në këtë kat, pasi fqinjët ndodhen jashtë shtetit.
Qytetari shprehet se pallati ndodhet në gjendje shumë të keqe, me lagështirë të tepërt dhe probleme serioze strukturore. Situata është bërë e rrezikshme, pasi kohët e fundit kanë rënë copa betoni, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Banori kërkon ndërhyrje urgjente nga Bashkia Durrës, duke theksuar se rreziku është real si për banorët, ashtu edhe për nxënësit dhe kalimtarët pranë shkollës.
Ai apelon për reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse, përpara se situata të përfundojë në pasoja më të rënda.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh si jeni jam nje banor nga qyteti durresit banoj ne kate te 5 komshinjt jetojne jasht shtetit dhe vetem une si familje jwtoj ne ket kat dhe eshte gjendje shum e keqe lageshtira eshte shum e tepruar depozitat nqs eshte mundesia te reflektoje bashkia durres
Kjo ndodhet ke shkolla naim frasheri kan ren copat e betoni shyqyre ska qelluar njeri shpresoj qe bashkia durres te nderhyje. Flm per mirkuptimin vetem ju jeni zgjillje problemeve te popullit anonim flm