Vrasja e shqiptarit Fatos Cenaj në Itali, fqinji e ekzekutoi me plumb në kokë dhe tentoi të fshihte gjurmët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.12.2025, 08:44

Pas gati gjashtë muajsh hetimesh, autoritetet italiane kanë zbardhur vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar Fatos Cenaj, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë më 8 qershor në Fontanaviva të Padovës. Trupi i tij u gjet në një rrugë rurale pranë banesës ku jetonte me familjen, ndërsa viktima ishte ish-roje burgu me një të kaluar të pastër.

Të shtunën, më 13 dhjetor, karabinierët arrestuan fqinjin e tij, Moreno Violetto, 45 vjeç, i dyshuar si autor i krimit. Hetimet zbuluan se ai kishte tentuar të maskohej duke përdorur helmetë, maskë respiratore dhe tatuazhe të rreme, të blera online, si dhe kishte ndryshuar pamjen e biçikletës për të shmangur identifikimin.

Provat shkencore të RIS konfirmuan përputhjen mes mbetjeve të armës së zjarrit dhe gjurmëve të gjetura në biçikletën e të dyshuarit. Në një magazinë pranë banesës së tij u sekuestruan edhe municione artizanale, ndërsa 45-vjeçari ndodhet tashmë në burgun “Due Palazzi”, ku përballet me akuzën e vrasjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit