Video virale: Momenti kur era e fortë rrëzon kopjen e Statujës së Lirisë në Brazil

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.12.2025, 23:55

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon momentin kur një kopje e Statujës së Lirisë rrëzohet nga erërat e forta në Brazil.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Guaíba, në një zonë ku autoritetet kishin shpallur alarm të kuq për shkak të stuhive dhe erërave të forta. Në pamje shihet se si struktura humbet ekuilibrin dhe shembet përtokë, duke u dëmtuar plotësisht.

Sipas raportimeve lokale, replika shërbente si element dekorativ jashtë një objekti tregtar. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet duket se janë vetëm materiale.

Brazili ka disa modele të Statujës së Lirisë, të vendosura kryesisht nga biznese apo qendra tregtare për qëllime promovuese. Rasti ka nxitur reagime dhe diskutime online lidhur me standardet e sigurisë dhe mënyrën se si struktura të tilla të mëdha sigurohen gjatë motit ekstrem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit