U gjet i shkrumbuar brenda në makinë, ky është ish-polici që dyshohet se u vetëvra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.12.2025, 22:36

Personi që shihni në foto është 32-vjeçari Artjon Xhelo, nga Berati, ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Ai u gjet i pajetë këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, brenda makinës së tij tip BMW, e cila ishte shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Policia dyshon paraprakisht për vetëvrasje, por nuk ka përjashtuar mundësinë e një ngjarjeje kriminale, ndërkohë që hetimet janë ende në zhvillim.

Sipas burimeve, në komunikimin e fundit me familjarët, Xhelo kishte shprehur shqetësimin e tij lidhur me punësimin, duke thënë se nuk do të kthehej në shtëpi nëse nuk do të gjente një vend pune.

Të afërmit e tij kanë deklaruar se përjashtimi nga radhët e Policisë së Shtetit në vitin 2023 ndikoi ndjeshëm në gjendjen e tij psikologjike.

JOQ Albania shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit