Vdekja e elektricistit në Paskuqan: Si u fsheh nga policia kompania e djalit të Çim Beshirit?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.12.2025, 19:05

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku 65-vjeçari Halil Picari ka humbur jetën gjatë punës në një objekt në ndërtim, ku ishte i angazhuar si ndihmës elektricist.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka rënë nga kati i tetë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend.

Rasti nuk u bë publik menjëherë dhe për disa orë mbeti jashtë vëmendjes, derisa u raportua nga mediat.

Pas kësaj, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e administratorit të firmës nënkontraktore “Al Great” sh.p.k., Avni Mekshi, nën akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

Megjithatë, sipas asaj që raporton voxnews.al, kompania ndërtuese e objektit është “Fare Bau Albania” sh.p.k., e administruar nga Fabio Beshiri, djali i Shkëlqim (Çim) Beshirit. Ky detaj nuk është bërë publik në njoftimet zyrtare të policisë.

Edhe pse ligji shqiptar parashikon përgjegjësi të përbashkët për garantimin e sigurisë në kantieret e ndërtimit, deri në këtë fazë nuk është bërë e ditur asnjë masë ndaj kompanisë ndërtuese.

Hetimet vijojnë dhe pritet të sqarojnë nëse, përveç nënkontraktorit, do të ketë përgjegjësi penale apo administrative edhe për subjektin që kishte në dorë ndërtimin e objektit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit