Emiriana Sako s’mbyll dot as gropat, i lë nga dy muaj hapur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.12.2025, 15:49

Qytetarët e Durrësit vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre për gjendjen e përgjithshme të qytetit, të cilin e konsiderojnë të lënë në harresë nga autoritetet lokale.

Një qytetar ka dërguar sot denoncimin pranë redaksisë së JOQ, duke theksuar gjendjen alarmante të hyrjes së qytetit. Sipas tij, disa gropa të hapura gjoja për rikonstruksion janë të pranishme prej dy muajsh dhe ende nuk janë mbyllur, duke krijuar jo vetëm një pamje jo të hijshme, por edhe rrezik për banorët dhe vizitorët.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, është kritikuar shpesh për mënyrën e menaxhimit të qytetit. Sipas qytetarëve, mungesa e veprimeve konkrete për të përmirësuar gjendjen aktuale reflekton paaftësi dhe indiferencë ndaj nevojave të komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit