Në rrugën “Aristoteli” këmbësorët lihen në harresë; Bordura ka, trotuar jo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.12.2025, 13:41

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e punimeve në rrugën “Aristoteli”, Spitallë, lagjja nr. 15, ku sipas tij punimet po kryhen pa standardet minimale të sigurisë për këmbësorët.

Në denoncimin e shoqëruar me pamje nga rruga e lagjes, qytetari shprehet se, ndonëse janë vendosur bordurat anësore, mungon trotuari, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe shqetësuese për banorët e zonës. Sipas tij, rruga po shtrohet pa marrë parasysh nevojat e këmbësorëve dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Banorët e lagjes kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për përfundimin e punimeve sipas standardeve dhe krijimin e trotuareve, në mënyrë që rruga të jetë funksionale dhe e sigurt për të gjithë përdoruesit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje nese keni mundesi ti shperndani kto foto ju lutem, qe kan te bejne me rrugen qe po shtrohet ne lagjen tone dhe shikoni se cbejne kan vene bordurat por trotuar nuk ka, eshte turpi i botes. Rruga Aristoteli spitall lagjia 15, Durres

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit