KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË REDILIANIN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME
Rediliani është prekur nga një depresion i thellë, një sëmundje e heshtur që në muajin nëntor i ndryshoi rrënjësisht jetën atij dhe familjes së tij. Që nga ajo ditë, çdo mëngjes për ta është një betejë, çdo natë një ankth, çdo ditë një përpjekje për të mos u dorëzuar.
Motra e tij, Elona Shkëmbi, bën një apel që vjen nga thellësia e zemrës, duke iu drejtuar çdo shqiptari me shpresën se bashkë mund t’i japim Redilianit shansin për t’u shëruar. Ai ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar, por familja ndodhet në kushte tepër të vështira ekonomike dhe nuk arrin të përballojë shpenzimet e mjekimeve të domosdoshme. Çdo ditë që kalon, barra bëhet më e rëndë dhe shpresa më e brishtë.
Mbi të gjitha, kjo është edhe dhimbja e një nëne… një nënë që çdo ditë jeton me frikën dhe trishtimin se nuk mund ta shohë djalin e saj të qetë, të buzëqeshur, të shëruar. Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë sesa të shohë fëmijën e saj të vuajë pa mundur ta ndihmojë siç do zemra.
Me lot në sy, Elona kërkon çdo ndihmë, sado e vogël qoftë ajo vetëm që Rediliani të ketë mundësinë e trajtimit dhe që nënë e bir të mund të ribashkohen në paqe, shëndet dhe shpresë për jetën.
TË DHËNAT E LLOGARISË
Emri: Redilian Maksim Shkembi
IBAN: AL50 2024 1027 0000 0000 00715 944
Banka: Raiffeisen Bank SHA
KONTAKT: +355 695857757