E rëndë në Tiranë: Punëtori bie nga lartësia dhe humb jetën tragjikisht, arrestohet administratori i firmës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.12.2025, 20:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Paskuqanit, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 10:30, 64-vjeçari H. P., i cili punonte si hidraulik, ka rënë nga një lartësi gjatë kryerjes së punimeve, duke pësuar dëmtime të rënda fatale. Pavarësisht ndihmës së dhënë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë administratorin e firmës nënkontraktore, shtetasin A. M., 61 vjeç, i cili dyshohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit