“Të fortët e shtetit” parkojnë pa lekë në hyrje të parkingut te Bulevardi i Ri, policia mbyll sytë për to

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2025, 15:21

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë problematike pasi në hyrje të parkingut te Bulevardi i Ri, pranë një sheshi që është hapësirë publike ku luajnë fëmijët, zona është kthyer në parking në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, disa persona që e konsiderojnë veten “të fortë të shtetit” parkojnë automjetet duke vendosur tabela policie në xham, çka bën që të mos gjobiten kurrë.

Qytetari shprehet se, pavarësisht shkeljes së hapur, as Policia Bashkiake dhe as Policia e Shtetit nuk ndërhyjnë, duke lejuar zënien e hapësirës publike.

Ai thekson se situata është shqetësuese pasi fëmijët rrezikohen çdo ditë, ndërsa ligji zbatohet vetëm për qytetarët e zakonshëm.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ ju lutem nese e postoni te hyrja e parkingut te bulevardi ri te sheshi qe eshte hapsir publike qe lozin femijet e kan kthyer ne parking keto te fortit e shteti qe vendosin tabela policie ne xham dhe nuk gjobiten asnjeher as pa policia bashkiake as na policia shtetiti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit