Dibrani nuk i ndahet Londrës dhe drogës, kapet në një fermë kanabisi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 15:13

Një shtetas shqiptar nga Dibra, i dëbuar më herët nga Britania e Madhe pas një vrasjeje të rëndë, është arrestuar sërish pasi dyshohet se u rikthye ilegalisht për të drejtuar një fermë kanabisi. Sipas mediave britanike, Flamur Topalli, 53 vjeç, u ndalua në Portsmouth, ku policia zbuloi rreth 200 bimë kanabisi, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Topalli ishte dënuar në vitin 2005 për vrasjen me thikë të një roje sigurie në një lokal nate në Hove, West Sussex. Pas vuajtjes së pjesës më të madhe të dënimit 16-vjeçar në Britani, ai u transferua në Shqipëri për pjesën e mbetur dhe përfitoi lirimin me kusht në vitin 2020. Megjithatë, pas daljes nga burgu, ai dyshohet se u largua ilegalisht nga Shqipëria dhe u fut sërish në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja që çoi në dënimin e tij daton në maj të vitit 2004, kur Topalli, së bashku me dy shtetas të tjerë shqiptarë, u përfshi në vrasjen e një 25-vjeçari që punonte si roje sigurie. Viktima u sulmua pasi refuzoi t’i lejonte të hynin në ambientin ku punonte. Pas rikthimit të paligjshëm në Britani dhe arrestimit të fundit, pritet që autoritetet shqiptare dhe britanike të koordinojnë kthimin e tij për t’u përballur me drejtësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit