Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i Vitit”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 14:30

Viti që po mbyllet shënoi një pikë kthese historike për inteligjencën artificiale, e cila nga një koncept i së ardhmes u shndërrua në pjesë të pandashme të jetës së përditshme. Për këtë arsye, revista prestigjioze Time vendosi të mos zgjedhë një figurë të vetme si “Personazhi i Vitit”, por të vlerësojë disa nga emrat kyç që qëndrojnë pas zhvillimit dhe përhapjes globale të teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në krye të listës janë tetë figura me ndikim të jashtëzakonshëm në botën e teknologjisë, mes tyre Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jensen Huang, drejtori ekzekutiv i kompanisë Nvidia. Këta liderë konsiderohen arkitektët e revolucionit të ri teknologjik, pasi inovacionet dhe investimet e tyre kanë krijuar bazën mbi të cilën po ndërtohet epoka moderne e inteligjencës artificiale.

Sipas Time, ndikimi i tyre krahasohet me figurat që formësuan periudhën e “Kohës së Artë” të zhvillimit industrial në SHBA në fund të shekullit XIX. Revista thekson se ky vit shënoi kalimin vendimtar nga teoria në përdorim masiv të inteligjencës artificiale, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë dhe ndërveprojnë me botën përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit