Ditën e djeshme redakisa e JOQ Albania publikoi shqetësimin e një zonje për një aksion të ndërmarrë nga IMT dhe Policia Bashkiake e Vlorës për prishjen e një bordure betoni pranë një pallati, që sipas pretendimeve ishte brenda pronës private.
Edhe pse redaskisa jonë nuk përmendi emrat e palës që zonja akuzonte dhe pse i dispononte, menjëherë pas publikimit ka ardhur edhe reagimi i komshiut të saj. Në reagimin e tij, banori i pallatit sqaroi se: ndërtimi pa leje nga zonja u prish më parë nga vetë ajo pas vendimeve të IMT; bordura e betonit nuk është pronë private, por platformë publike, sipas ekspertizës gjyqësore; dhe pretendimet e zonjës në video janë të pasakta. Ai publikoi edhe akt-ekspertizën për të treguar transparencën e veprimeve duke mohuar akuzat e ngritura nga vetë zonja.
REAGIMI I PLOTË:
Marrë shkak nga një video e publikuar nga një zonjë, e cila pretendon se IMT Vlorë ka ndërhyrë në pronën time dhe po prish bordurën e betonit, dëshiroj t’ju bëj me dije dhe të kërkoj përgënjeshtrim nga zonja, pasi ajo ka shpifur në ankesën që i është drejtuar për këto shkaqe:
Së pari, zonja ka ndërtuar pa leje në vitin 2023 dhe, pas ankesave të mia si banor i pallatit, IMT Bashkia Vlorë ka nxjerrë vendime për prishjen e ndërtimit të paligjshëm.
Më pas, zonja, e detyruar nga ky institucion, ka vetë-ekzekutuar prishjen e ndërtimit pa leje, por nuk ka prekur bordurën e betonit. Jam ankuar sërish dhe, pas shumë përpjekjeve, IMT ditën e djeshme ka filluar prishjen e bordurës.
Zonja ka hapur proces gjyqësor kundër meje, meqë unë isha ankuese, por ekspertiza gjyqësore ka rezultuar se platforma e betonit është pronë publike dhe jo private, siç ajo pretendon. Kopja e akt-ekspertizës i është vendosur në dispozicion zonjës në fjalë dhe IMT Bashkia Vlorë, të cilët po vijojnë me prishjen e bordurës së betonit.
Në videon e transmetuar, ajo ka shpifur dhe nuk ka treguar të vërtetën për veprimet e saj të paligjshme. Bashkëngjitur këtij teksti shpjegues po ju referoj pjesën e aktit, ku ekspertiza tregon se ndërtimi është kryer në rrugën e kalimit për banorët.
Ju lutem publikoni këtë shkrim bashkë me fotot e akt-ekspertizës, me qëllim që të jemi transparentë dhe jo të mashtrojmë qytetarët me pretendime të rreme.
Faleminderit!