“Bashkia s’na ka parë kurrë me sy”/ Banorët e Kllojkës shtrojnë rrugën me lekët e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2025, 13:01

Banorët e fshatit Kllojkë, në komunën Berzhitë, kanë ndërmarrë vetë nismën për ndërtimin e rrugës së fshatit, duke deklaruar se prej vitesh nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga bashkia.

Sipas tyre, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, institucionet vendore nuk kanë reaguar dhe nuk kanë treguar interes për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonë. Për këtë arsye, banorët janë detyruar të kontribuojnë me mjete dhe punë vullnetare për të siguruar një rrugë të kalueshme.

Banorët e Kllojkës apelojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të marrin masa për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe infrastrukturës në fshat.

Mesazhi i qytetarëve:

Prsh si jen jem banoret e fshati kllojk kena dal me bo rrugen vet se bashkia nk na ka pa as nje her me sy Fshati kllojke komuna berzhite

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit