Arrestohet një shqiptar në Marok, i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 13:09

Një shtetas shqiptar është arrestuar në qytetin Assilah, në veri të Marokut, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze. Arrestimi u krye mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Suedia, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik.

Sipas mediave të huaja, shqiptari dyshohet për përfshirje në një çështje të trafikimit të drogës. Pas ndalimit, ai është vendosur në paraburgim dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave hetimore nën mbikëqyrjen e Prokurorisë, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.

Ndërkohë, Interpol Rabat ka njoftuar autoritetet suedeze për arrestimin dhe ka nisur hapat për procedurat e ekstradimit. Rasti vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit