Ndihmoni Ridianën, 8-vjeçarja po lufton çdo ditë me jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 11:40

LINKU I GOFUNDME: https://gofund.me/a24cb36a5

NUMRI I TELEFONIT: +386 49 373 029

Një nënë nga Drenasi bën një thirrje prekëse për ndihmë për vajzën e saj 8-vjeçare, Ridianën, e cila po lufton për herë të tretë për jetën në një spital në Stamboll. E mitura është diagnostikuar me germ cell tumor, një formë e rëndë kanceri që është rikthyer më agresive se më parë. Mjekët kanë kërkuar nisjen urgjente të trajtimit, por ai nuk mund të fillojë pa pagesën e plotë prej 85.500 eurosh, shumë që familja nuk ka mundësi ta përballojë.

Familja ndodhet aktualisht në Stamboll, e detyruar të qëndrojë në një apartament me qira, larg shtëpisë dhe mes ankthit të përditshëm. Çdo ditë që kalon pa trajtim përbën rrezik serioz për jetën e vogëlushes. Ridiana është e lodhur dhe e dobët, por ende shpreson, ndërsa prindërit përballen me dhimbjen më të madhe: pamundësinë për t’i ofruar menjëherë ndihmën mjekësore që i shpëton jetën.

Nëna e saj, përmes një mesazhi për JOQ, thotë: “Më ndihmoni që Ridiana të jetojë e shëndetshme dhe e lumtur. Nuk e kam të lehtë të lyp, por nëna për fëmijën bën gjithçka që ajo të jetë mirë.” Ajo kërkon ndihmë financiare dhe shpërndarje të thirrjes nga shqiptarët, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për t’i dhënë Ridianës shansin për të jetuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit