Irdi Laçi, 19-vjeçari që u përplas për vdekje nga fuoristrada luksoze

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 10:52

Personi në foto është 19-vjeçari Irdi Laçi, i cili humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës. Ai po shtynte një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur u përplas nga një fuoristradë që po kalonte.

Shoferi i fuoristradës ka ndaluar pas aksidentit dhe është dorëzuar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë. Policia po mbledh prova për të sqaruar çdo detaj të aksidentit, ndërsa komuniteti lokal dhe familjarët e Irdit janë të tronditur nga humbja e parakohshme e tij.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve të Irdi Laçit për humbjen e parakohshme të tij. U prehtë në paqe!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit