Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 10:23
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar edhe këtë të dielë për shkak të protestave të fermerëve grekë që do të zhvillohen në territorin e Greqisë. Kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 18:00 deri në 21:00, periudhë gjatë së cilës lëvizja e mjeteve do të ndalohet pothuajse plotësisht.
Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, informacioni është marrë nga autoritetet greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit. Bllokimi do të ndodhë në aksin Kakavijë–Janinë, konkretisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, ku fermerët pritet të zhvillojnë protestën e tyre.
Gjatë orarit të bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe këshillon që udhëtimet drejt ose nga Greqia të planifikohen në orare të tjera të ditës për të shmangur vonesat.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR