62-vjeçari në Fier humb jetën teksa punonte tokën me traktor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 09:08

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.

62-vjeçari Xhoxhi Prifti ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor, i cili dyshohet se është përmbysur gjatë procesit të punës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas ngjarjes, policia është njoftuar dhe ka mbërritur në vendin e aksidentit, ku ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit