Aksidenti në Fushë-Krujë, viktima 18-vjeçari Irdi Laçi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 08:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën 18-vjeçari Irdi Laçi. Sipas informacionit të parë, ai ka qenë duke shtyrë një automjet të tipit "Mercedes" që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur është përplasur nga një fuoristradë që po kalonte.

Shoferi i fuoristradës ka ndaluar pas aksidentit dhe është dorëzuar në polici. Aktualisht, hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Policia po punon për të mbledhur prova dhe për të sqaruar çdo detaj të ngjarjes tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit