Familjarët e një të moshuari nga fshati Vreshtas i Maliqit i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve, pasi prej tre ditësh kanë humbur çdo kontakt me të.
Bëhet fjalë për 89-vjeçarin Nexhip Pasho, i cili sipas familjarëve, është larguar nga banesa që prej datës 11 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme në zonë dhe përreth, deri më tani nuk është arritur të gjendet.
Rasti është denoncuar edhe pranë autoriteteve. Policia bën me dije se më datë 11.12.2025, në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur vajza e tij, 59 vjeçe, e cila ka deklaruar largimin nga banesa të babait të saj, shtetasit N. P., 89 vjeç. Sipas policisë, strukturat përkatëse po punojnë për gjetjen e tij.
Familjarët janë të shqetësuar dhe apelojnë për ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion, sado të vogël, mbi vendndodhjen e të moshuarit. Çdo person që mund ta ketë parë ose ka dijeni lidhur me këtë rast, lutet të kontaktojë në numrin e telefonit: +355 69 981 6063.
JOQ Albania bashkohet apelit të familjarëve dhe fton qytetarët të ndajnë informacionin, me shpresën që i moshuari të gjendet sa më parë shëndoshë e mirë.