Një moment tejet i rrezikshëm është regjistruar në aksin Levan–Fier, ku një kamion është konstatuar duke lëvizur pa ndezur dritat, duke u bërë praktikisht i padukshëm në errësirë. Kjo situatë ka krijuar panik dhe rrezik real për drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në këtë rrugë.
Në një segment që edhe vetë vuan nga mungesa e ndriçimit publik, prania e një mjeti të rëndë pa sinjalistikë ndriçuese përbën një kërcënim serioz për sigurinë rrugore. Një përplasje në këto kushte do të kishte pasoja të rënda dhe të pariparueshme.
Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve kërkojnë më shumë përgjegjësi nga shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë, pasi një gjë e tillë mund të kthehet në tragjedi.