U dhunua me çekiç me porosi nga Aroni dhe Fire, 26-vjeçari në Tiranë në gjendje të rëndë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.12.2025, 15:22

Një 26-vjeçar i cili u sulmua pak ditë më parë pranë rrethrrotullimit të Freskut ndodhet në gjendje kritike për jetën. I riu u dërgua me urgjencë në spital pasi u godit disa herë në kokë me një mjet të fortë, duke pësuar dëmtime të rënda që i rrezikojnë jetën.

Policia ka arrestuar si autor të dyshuar të sulmit shtetasin Helidon Marku, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, Gjokë Ndrevataj dhe Xhemal Uka. Sipas hetimeve paraprake, këta të fundit dyshohet se kanë porositur agresionin ndaj 26-vjeçarit.

Burime hetimore bëjnë me dije se konflikti ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetin social TikTok, ku viktima kishte bërë komente fyese gjatë transmetimeve “live”. Të tre personat e përfshirë në këtë ngjarje rezultojnë me precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale kundër personit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit