Gen Z dhe populli në botë po ndryshon politikën, po ne në Shqipëri ç’po bëjmë?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.12.2025, 14:43

Në Nepal, të rinjtë e Gen Z dolën masivisht në shtator 2025 kundër korrupsionit, nepotizmit dhe ndalimit të mediave sociale. Valët masive të protestave çuan në dorëheqjen e Kryeministrit K.P. Sharma Oli dhe shpërbërjen e parlamentit duke treguar fuqinë e madhe të mobilizimit të të rinjve.

NEPAL

NEPAL

Në Madagaskar protestat filluan si reagim ndaj mungesës së ujit dhe energjisë, por u shndërruan shpejt në një krizë politike. Pakënaqësia e të rinjve dhe popullsisë çoi në largimin e presidentit Andry Rajoelina duke treguar se presioni qytetar mund të shkaktojë ndryshime drastike në pushtet.

MADAGASKAR

MADAGASKAR

Në Bullgari, valët masive të protestave kundër korrupsionit dhe qeverisjes së ngadaltë u drejtuan kryesisht nga të rinjtë. Këto protesta çuan në dorëheqjen e kabinetit të koalicionit dhe krijuan një situatë të paparashikueshme politike, duke treguar se zëri i Gen Z mund të ketë ndikim real në politikë.

BULLGARI

BULLGARI

Në Rumani të rinjtë janë prej kohësh në protestë kundër korrupsionit, padrejtësive sociale, mungesës së mundësive dhe krizave ekonomike dhe shëndetësore. Demonstratat janë të gjera dhe të vazhdueshme, duke ushtruar presion të fortë ndaj qeverive.

RUMANI

RUMANI

Ndërsa në vendet e tjera të botës Gen Z po shkakton ndryshime ose ushtron presion të fortë, në Shqipëri të rinjtë janë të heshtur dhe duket se zëri i tyre i lirë është i humbur, ndonëse çmimet e larta shkatërrojnë buxhetet familjare, pagat dhe rrogat janë të ulëta, shëndetësia është e dështuar, ekonomia ngadalëson çdo mundësi për të ardhmen, qeveria po na merr frymën, opozita qëndron në gjumë, drejtësia është e kapur dhe ministrat e korruptuar vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit. Duket sikur zëri i Gjeneratës Z në Shqipëri, që përfshin grupmoshat 13-30 vjeç, është e zënë me Tik Tok duke lënë pyetje të mëdha mbi të ardhmen dhe rolin që do të ketë ky brez në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit