Rruga që duhej të shkurtonte distancën, po shkatërron makinat çdo ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.12.2025, 14:20

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rënduar të rrugës që lidh autostradën Thumanë-Kashar me rrugën nacionale Thumanë-Fushë Krujë.

Pavarësisht se ka kaluar një vit nga hapja e saj, rruga vazhdon të jetë e degraduar, pa mirëmbajtje dhe e rrezikshme për përdoruesit.

Banorët dhe bizneset e zonës thonë se nuk mund të përdorin autostradën e re për shkak të distancës dhe kostove shtesë, duke u detyruar të kalojnë në rrugën e vjetër, ku disa metra asfalt të dëmtuar nxisin aksidente dhe vonesa.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të shpejtë, duke shmangur “traun e pagesës” dhe rrezikun e përditshëm në rrugën e degraduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit