Banorët e fshatit Linas, në komunën Mollas të Cërrikut po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të gjendjes së rrugëve.
Një nga banorët po shtron vetë rrugën me para nga xhepi i tij, pasi shteti nuk ka ndërhyrë për shumë vite dhe askush nga autoritetet nuk ka vizituar fshatin për të parë gjendjen e infrastrukturës.
Ai thotë se rruga nuk mundëson kalimin e makinave dhe kjo e ka detyruar komunitetin të paguajë vetë për të siguruar qasje në shtëpi. Banori thekson gjithashtu se rruga duhet të ishte përgjegjësi e Bashkisë Cerrik, jo e banorëve, por mungesa e reagimit ka bërë që ata të marrin iniciativën vetë për të përmirësuar situatën.
Komuniteti apelon për ndërhyrje dhe mbështetje nga institucionet lokale dhe shtetërore, duke theksuar nevojën për infrastrukturë bazë dhe qasje të sigurt në shtëpitë e tyre.
Mesazhi i qytetareve:
Pershndetje dua te ma postoni kte shqetsim qe un kam jeta esh qef ju lutm jam nje banor i fshatit linas komuna mollas jam duke shtruar rrugn me para nga xhepi ime shteti ka kaq vite nuk ka ardhur te na hedhin nje sy jemi gjall apo vdekur
Po paguaj gjithcka nga xhepi ime sepse ktu nuk ngjiten makinat per per te shkuar ne shtpi nuk ka ardhur askur per te na pyetur per shqetsimin ton. Kte rrug duht ta bente bashkia cerrik Jo ne fshatart Por ne pa mundsi qe zeri jon zdgjohet Po e bejm vet