Elbasan/ Punëtori rrëzohet gjatë rikonstruksionit të shkollës dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.12.2025, 11:14

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Polis, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle.

Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në lidhje me këtë ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit