Shkupi vishet sot kuqezi! Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.12.2025, 09:06

Një protestë do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u gjykuar në Gjykatën Speciale në Hagë. Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), e cila ka ftuar qytetarët për të marrë pjesë në një tubim paqësor, që ka si qëllim të shprehet solidariteti dhe kërkesa për drejtësi. Aktivistët dhe qytetarët janë ftuar të mblidhen në sheshin "Skënderbeu" në orën 13:00, me shpresën se protesta do të tërheqë mbështetje nga Shkupi dhe nga qytetet përreth.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetje për tubimin, duke theksuar se qëllimi i protestës është kundërshtimi i akuzave që, sipas tij, janë të motivuara politikisht dhe janë bazuar në narrative të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe të tregojnë përkushtim ndaj ruajtjes së së vërtetës historike dhe respektit për sakrificën e UÇK-së.

Ndërkohë, protestës i është bashkuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe të ruajtjes së vlerave kombëtare. Ai ka apeluar për një protestë paqësore dhe dinjitoze, duke theksuar se pas mbështetjes së dhënë nga Prishtina dhe Tirana, Shkupi po e pason këtë thirrje për drejtësi. Megjithatë, OVL-UÇK ka bërë thirrje që ish-luftëtarët të përmbahen nga pjesëmarrja në protestë, për shkak të mundësisë së arrestimeve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të ndjekura nga Europoli, që besohet të jenë përcjellë nga autoritetet serbe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit