Endri Shabanit “i ngrin” buzëqeshja, kërkohet pezullimi i tij në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.12.2025, 21:16

Në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar një kërkesë e re që kërkon pezullimin e ushtrimit të funksioneve të Avokatit të Popullit dhe shfuqizimin e projektvendimit për zgjedhjen e kandidatit aktual, Endri Shabani.

Sipas dokumentit të depozituar, në seancën gjyqësore kërkohet të thirren edhe 35 deputetë si dëshmitarë, të cilët pretendohet se kanë pësuar tjetërsim të vullnetit të tyre gjatë procesit të votimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Kjo kërkesë vjen në vijim të një ankesë të mëparshme, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese më 11 nëntor 2025, ku kërkohej shfuqizimi i procedurës së nisur më 13 tetor 2025 për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe përfundimi i procedurës së mëparshme të nisur më 31 janar 2023, e cila kishte mbetur në fazën e votimit në Parlament.

Kërkohet që të pezullohet procedura aktuale deri në vendimarrjen përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit