U raportua i zhdukur 3 ditë më parë, gjendet i pajetë 80-vjeçari nga Tirana

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.12.2025, 20:04

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e 80-vjeçarit Hamit Hysko, i cili u raportua i zhdukur tre ditë më parë. Të afërmit kanë njoftuar se fatkeqësisht i moshuari është gjetur i pajetë.

Hamit Hysko, që vuante nga skleroza, ishte larguar nga banesa në zonën e Kombinatit pasdites e martës.

Pak minuta më parë, familja ka telefonuar redaksinë tonë për të konfirmuar lajmin e hidhur.

Stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hysko për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit