Belinda Balluku rikthehet në detyrë, Gjykata Kushtetuese rrëzon pezullimin e GJKKO

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.12.2025, 16:24

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë në detyrë Belinda Ballukun, duke rrëzuar masën e pezullimit të vendosur më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Vendimi i Kushtetueses vjen pas pranimit të ankimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi rivendosjen e ministres në detyrë.

Si pasojë e këtij vendimi, Belinda Balluku rikthehet në pozicionin e saj si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke u riafirmuar në qeverinë shqiptare.

Ky vendim përfundon pezullimin e saj dhe shënon një fitore ligjore dhe politike për qeverinë aktuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit