Aroni ‘me dorë të hekurt’, pas Diamantit Blu porosit rrahjen e 26-vjeçarit në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.12.2025, 16:10

Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 6 dhjetor në zonën e Freskut, ku u dhunua rëndë me sende të forta një 26-vjeçar me inicialet F. Y.

Në pranga ka rënë Helidon Marku, 49 vjeç, i cili dyshohet se është paguar nga Gjoke Ndrevataj (i njohur si Aron), 36 vjeç, dhe Xhemal Uka (Fire), 30 vjeç, të dy të shpallur në kërkim. Dyshohet se ata i kanë porositur Markut dhunimin e 26-vjeçarit për shkak të komenteve fyese që ky i fundit kishte bërë gjatë transmetimeve të tyre live në rrjetet sociale. Sipas hetimeve, i plagosuri i kishte ofenduar publikisht, çka ka çuar në vendimin për të organizuar rrahjen brutale ndaj tij.

Gjatë sulmit, Helidon Marku e ka goditur disa herë në kokë me çekiç, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Pas disa ditësh hetime nga Komisariati nr. 4, Marku u identifikua dhe u ndalua në banesën e tij në Shkodër, me mbështetjen e Policisë lokale, dhe më pas iu komunikua arresti në Tiranë.

Marku rezulton me precedentë të rëndë penalë, i dënuar më herët me 11 vjet e 8 muaj burg në Itali për plagosjen e katër shtetasve marokenë dhe dy shqiptarëve. Në Shqipëri ka vuajtur gjithashtu 6 vite dënim për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Ndërkohë, burime të tjera bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që Gjoke Ndrevataj (“Aron”) përfshihet në porositjen e dhunës ndaj personave të tjerë. Më herët, ai dyshohet se ka urdhëruar rrahjen e shqiptarëve edhe në Gjermani dhe Itali. Kujtojmë se vetëm disa muaj më parë njerëzit e Aronit dhunan një tjetër personazh Tiktok-u, Diamantin Blu, pas një konfktikti që ksihte pasur me këtë të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit