Golden Eagle i vjen në ndihmë Sarës së Durrësit: merr përsipër rinovimin e banesës dhe kujdesin e përjavshëm

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 12.12.2025, 16:05

Vetëm një ditë pasi u publikua në JOQ Albania rasti i vajzës me probleme të shëndetit mendor në Durrës, situata e saj e rëndë ka marrë një kthesë shprese. Sara Dauti, e cila jeton në kushte të mjerueshme së bashku me të atin e sëmurë, u shfaq nga qytetarët në një realitet dramatik, pa drita, pa ujë dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

Pas reagimit të fortë të publikut, Fondacioni “Golden Eagle” është zotuar të ndërhyjë menjëherë, duke marrë përsipër rinovimin e plotë të banesës së Sarës dhe mirëmbajtjen javore të apartamentit, në mënyrë që kjo familje të ketë më në fund kushte të denja jetese dhe kujdes të vazhdueshëm.

Ky veprim i fondacionit është një shembull i qartë humanizmi dhe solidariteti real. Ndërhyrja e tyre i jep Sarës dhe të atit një fillim të ri, duke treguar se edhe kur institucionet mungojnë, ende ka njerëz dhe organizata që zgjedhin të veprojnë. Falë “Golden Eagle”, kjo familje nuk do të jetë më e vetme përballë vështirësive të përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit