Gentian Sula vendos antena mbi tarracën e resortit të tij, banorët i tremben rrezikut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2025, 15:03

Një qytetar nga Saranda ka bërë një denoncim lidhur me vendosjen e antenave në një zonë të banuar nga kompleksi “Bougainville Resort” në pronësi të oligarkut Gentian Sula.

Sipas tij, antenat që resorti po vendos mbi tarraca janë fare pranë banesave të qytetarëve, duke shkaktuar shqetësim të madh për komunitetin përreth.

Ai thotë se ka kontaktuar disa herë si policinë bashkiake, ashtu edhe policinë e rendit, por deri tani nuk ka marrë asnjë reagim apo ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse.

Banorët kërkojnë që institucionet të verifikojnë situatën dhe të marrë masa, duke theksuar se vendosja e antenave në zona të banuara mund të përbëjë rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

“Desha te bej nje denoncim per montimin e antenave ne zon te banuar dhe per fat te keq e kemi posht shtepis antenen. Sarande te bougainvilie resort. Kemi telefonuar policine bashkiake dhe te rendit askujt si intereson”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit