‘Ca të nënës, ca të njerkës’, gjobat selektive të Rrugores tmerr për qytetarët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.12.2025, 15:01

Gjobat selektive të policisë rrugore po kthehen në shqetësim të madh për qytetarët. Shumë prej tyre denoncojnë se ndëshkohen vetëm ata, ndërsa shkelës të tjerë nuk preken, shpesh për shkak të dyshimeve për lidhje me struktura shtetërore.

I njëjti fenomen është vërejtur sot në zonën e Freskut, ku një qytetar është gjobitur, ndërkohë që një rresht i tërë makinash, madje njëra edhe mbi trotuar, ka mbetur pa asnjë gjobë. Qytetari thekson se gjoba është vendosur vetëm 10 minuta para se ai ta shihte, çka e bën të pamundur që të gjitha makinat e tjera të kenë ndaluar aty në të njëjtën kohë.

Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi barazinë para ligjit dhe mënyrën se si Policia e Shtetit ushtron detyrën. Qytetarët nuk duhet të trajtohen “disa të nënës e disa të njerkës”, pasi selektiviteti dëmton besimin tek institucionet dhe zbeh autoritetin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit